Eksperti i ekonomisë Dorian Teliti, me anë të një statusi në “Facebook” ka komentuar aktin e djegies së karrigeve në parlament.
Teliti shprehet se Rilindasit ngrenë grup pune vetëm për karrige. Sipas tij, parlamenti shqiptar sot nuk është vendi ku përfaqësohen interesat e qytetarëve.
“VETËM PËR “KARRIGET” NGREJNË GRUP PUNE RILINDASIT!
🆘Parlamenti shqiptar nuk është më organi që përfaqëson interesat e shqiptarëve, përkundrazi, shkeljet e Kushtetutës dhe rregullores së saj janë kthyer në cështje normale të rutinës së mazhorancës parlamentare.
❌Na paska ngritur Kuvendi i Rilindjes një grup pune për demet e disa karrigeve të kalbura që u dogjën në shenjë proteste të mosbindjes civile.
👉Sa qesharake kur e dëgjon!
⁉️Pse nuk ngrejnë grupe pune për qindra e mijëra tendera pa garë të zhvilluara në 11 vite?
⁉️Pse nuk ngrejnë grupe pune për qindra mijëra euro që cdo ditë gllabërohen nga inceneratorët fantazëm apo koncesione të tjera të faktuara tashmë si korruptive dhe klienteliste?
⁉️Pse nuk ngrejnë grupe pune për shpopullimin makabër që i ka ndodhur vendit, për 1 milionë shqiptarët që kanë marrë arratinë këto vite?
⁉️Pse nuk ngrejnë grupe pune për ekonominë e fundosur, falimentimin masiv të sipërmarrjes prodhuese, apo edhe për renditjen e vendit tonë në fund të listës përsa i përket klimës së të bërit biznes?
⁉️Pse nuk ngrejnë grupe pune për varfërinë ulur këmbëkryq, ku sipas Unicef 47% e fëmijëve shqiptarë janë të kequshqyer?
⁉️Pse nuk ngrejnë grupe pune për ilacet e domosdoshme që i mungojnë të sëmurëve?
⁉️Pse nuk ngrejnë grupe pune për cerdhet e kopshtet që mungojnë, për shkollat ende me dy turne, apo edhe për renditjen qesharake të arsimit të lartë?
🔴Dhe e fundit, cfarë mbeti nga ato karrike të djegura në shenjë revolte dhe proteste…a do shkrumbohen thoni ju te inceneratori fantazëm i Tiranës…⁉️apo edhe këtë e di vetëm “grupi i gatshëm i punës i Kuvendit të Rilindjes”?
🔷Të gjithë në protestë në #7tetor për Shqipërinë e lirë dhe demokratike, në protestë për ngritjen e qeverisë teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme”, shkruan Teliti.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co