“Dhuna nuk ka vend në demokraci!”- Aksioni opozitar në Kuvend, Ambasada britanike: Partitë politike shqiptare të angazhohen në dialog konstruktiv!

dhuna nuk ka vend ne demokraci aksioni opozitar ne kuvend ambasada britanike partite politike shqiptare te angazhohen ne dialog konstruktiv





































Ambasada e Britanisë së Madhe në Shqipëri, ka dënuar kaosin e një dite më parë në Kuvend, ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe i vunë flakën karrigeve të tyre jashtë Parlamentit.

kuvend zjarr karrige kaos opozita

Përmes një reagimi në “X”, Ambasada britanike u kërkon të gjitha partive politike shqiptare të angazhohen në dialog konstruktiv dhe procese paqësore parlamentare.

“Dhuna nuk ka vend në demokraci”, thuhet në reagim, ndërsa më tej dënon veprimtarinë që synon të minojë këto parime.

Reagimi i plotë

Dhuna nuk ka vend në demokraci. Ambasada Britanike u kërkon të gjitha partive politike shqiptare të angazhohen në dialog konstruktiv dhe procese paqësore parlamentare.

Ambasada Britanike dënon veprimtarinë që synon të minojë këto parime dhe mbetet e përkushtuar për të mbështetur popullin dhe demokracinë e Shqipërisë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →