“I kanë hapur luftë opozitës”- Ervin Salianji mbështet nga qelia formën e protestës në Parlament: Përgjigjen do ta marrin nga shqiptarët

i kane hapur lufte opozites ervin salianji mbeshtet nga qelia formen e protestes ne parlament pergjigjen do ta marrin nga shqiptaret





































Ervin Salianji ka reaguar sërish nga qelia, duke mbështetur plotësisht formën e protestës që kolegët e tij të Grupit Parlamentar të PD ndoqën sot në Parlament.

Djegia karriget-flaket-opozita-bledion-nallbati-Salianji-burgosja-kaosi (11)

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Salianji shkruan se “Edi Rama i ka hapur luftë opozitës me burgosje politike”.

Përgjigjen- thotë Salianji- do ta marrin nga shqiptarët.

“Mbështes plotësisht çdo formë proteste të kolegëve të grupit parlamentar. Edi Rama i ka hapur luftë opozitës me burgosje politike! Përgjigjen do ta marr nga shqiptarët”, shkruan ish deputeti i PD.

Kujtojmë që Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali njoftoi vakancën e krijuar nga mbarimi i mandatit të Salianjit dhe njoftimin e saj të KQZ.

“Kuvendi i Shqipërisë nuk ka asnjë lidhje me vendimet e Gjykatave, as për ministrat tanë, as për ministrat tuaj, për askënd,” tha Spiropali, e cila paralajmëroi edhe masa ndëshkimore ndaj deputetëve për shkelje të rregullores.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →