Rritet numri i të prekurve me kancer në Kosovë, mbi 1 mijë raste të reja brenda një viti

rritet numri i te prekurve me kancer ne kosove mbi 1 mije raste te reja brenda nje viti
rritet numri i te prekurve me kancer ne kosove mbi 1 mije raste te reja brenda nje viti

Nga viti në vit vërehet rritje e rasteve të prekura nga kanceri. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) numri i rasteve të reja me kancer është rritur në vitin 2023, krahasuar me vitin paraprak. Në vitin 2023 janë regjistruar mbi 1 mijë raste të reja me kancer, më shumë se sa një vit më parë.

Sipas të dhënave të ASK-së gjatë vitit 2022 ishin gjithsej 3110 raste të reja të prekura nga kanceri. Ndërkaq në vitin 2023 janë gjithsej 4 mijë e 165 raste të reja me kancer. Nga këto raste 2 085 të rasteve janë femra dhe 2 080 meshkuj, raporton media e Kosovës, Gazeta Express.

“Nëse shikohet në përgjithësi niveli i vizitave në Institucionet shëndetësore, e kryesisht atyre parandaluese është rritur, nëse shikojmë numrin e të gjitha vizitave në të gjitha nivelet e vizitave qofshin ato në shëndetin primar, sekundar apo edhe në atë terciar. Tek të prekurit me kancer vërehet një rritje e ndjeshme nga viti 2022 ku kishte 3110 raste të reja të prekura nga kanceri derisa në vitin 2023 kemi 4165 raste të reja”, thuhet në raportin e ASK-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →