Mbrëmje magjike për Milanin! Kuqezinjtë e Fonsekës mposhtën me rezultatin 1-2 Interit në derbin e Madoninës të vlefshëm për javën e pestë në Serinë A.
Golat e Pulisiç në minutën e 10-të dhe Gabias në minutën e 89-të i dhuruar triumfin e artë milanistëve, të cilët zhvilluan një paraqitje tepër dinjitoze përballë kampionëve në fuqi së kampionatit.
Golin e vetëm për Interin e shënoi Dimarko në minutën e 28-të. Në këtë përballje pati minuta edhe për Kristjan Asllanin që u aktivizua në minutën e 63-të, por pa mundur të linte gjurmë. Asllani u ndëshkua edhe me karton të verdhë në minutën e 86-të.
Në 5 javë kampionat Interi ka arritur të sigurojë 8 pikë, po aq sa dhe Milani, duke ndarë vendin e 6 dhe të 7 në renditje. Duelin e radhës Interi e luan ndaj Udinezes në transfertë, ndërsa Milani pret Leçen.
FT: INTER-MILAN 1-2
Dimarko 27′ / Pulisiç 10′, Gabia 89′
GOLI I GABIAS: VIDEO
GOLI I DIMARKOS: VIDEO
GOLI I PULISIÇ: VIDEO
Formacionet zyrtare:
Inter (3-5-2): Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro Martinez. Trajneri: S. Inzaghi.
Milan (4-4-2) – Maignan; Emerson, Gabbia, Tomori, Theo; Pulisic, Fofana, Reijnders, Leao; Morata, Abraham. Trajner: P. Fonseca
PANORAMASPORT.AL