Karabinierët e Folignos arrestuan në flagrancë një 21-vjeçar, me precedentë penalë, me qëllim shitje droge.
I riu u ndalua teksa drejtonte makinën e tij pranë kryqëzimit të Trevit, për shkelje të Kodit të Autostradave.
Në momentin e kontrollit, drejtuesi i mjetit ka shfaqur menjëherë një qëndrim nervoz, aq sa ka tërhequr vëmendjen e forcave të rendit, për të vijuar kontrollin personal dhe të automjetit.
Pikërisht këtu policia zbuloi 1 kg kokainë, të fshehur mirë në ndarjen e pasagjerëve.
21-vjeçari me origjinë shqiptare në përfundim të formaliteteve është shpallur i arrestuar dhe me urdhër të Autoritetit Gjyqësor është çuar me burgun e Spoletos.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co