Supa e ngrohtë bimore e vjeshtës, “vaksinë” natyrale kundër gripit! Ja receta e thjeshtë për ta gatuar në shtëpi

supa e ngrohte bimore e vjeshtes vaksine natyrale kunder gripit ja receta e thjeshte per ta gatuar ne shtepi





































Kjo recetë nuk është receta e një supe të zakonshme. Përbërësit e saj përbëjnë kombinimin perfekt kundër drobitjes dhe plogështisë së organizmit nga gripi dhe virozat e stinës.

supevjeshte9901-1024x576 (1)

Supa është një nga ushqimet më të mira dhe të shëndetshme për organizmin.

Duke qenë se ajo gatuhet me përbërës të shëndetshëm siç janë perimet, mishi i pulës dhe barishtet, ajo është e pasur me vitamina dhe minerale që i nevojiten imunitetit.

Nutricionistët, rekomandojnë që konsumi i supave gjatë stinës së virozave dhe gripit të jetë sa më i lartë për të përshpejtuar shërimin.

Në këtë artikull do të mësoni recetën e një supe mjaft speciale cila konsiderohet si një mrekulli kundër gripit, virozave dhe acarimit të fytit.

Kjo supë bimore është pakëz pikante dhe përbërësit e saj përzgjidhen në atë mënyrë që të luftojnë të gjitha problemet shëndetësore që sjell gripi dhe virozat.

Hudhra

Hudhra mban larg sëmundjet. Konsumi i saj forcon imunitetin dhe parandalon ardhjen e gripit dhe virozave.

Rigoni Dhe Trumza

Rigoni dhe trumza kanë efekt anti-bakterial dhe forcojnë imunitetin. Në fakt, sipas të dhënave vaji esencial i rigonit është më efikasi kundër baktereve.

Kripa E Detit

Kripa e detit ndihmon organizmin në parandalimin e dehidratimit.

Speci Djegës Dhe Xhenxhefili

Të dyja bëjnë mrekullira për zbutjen e fytit dhe largimin e infeksioneve nga bajamet.

Përveç fytit, xhenxhefili dhe speci djegës qetësojnë edhe stomakun.

Lëngu I Limonit

Lëngu i kësaj agrumeje bashkëpunon me elektrolitet e kripës së detit dhe ruan pehashin e organizmit.

Mjalti

Mjalti shërben si bartës i vitaminave dhe mineraleve dhe shumëfishon të mirat që ofrojnë të gjithë përbërësit e lartpërmendur për organizmin.

Receta E Supës Kundër Gripit

(Sasia e përbërësve përzgjidhet bazuar në numrin e personave për të cilët do gatuani. Përbërësit më poshtë janë për 1 person) 

2 filxhan çaji me lëng të mishit të pulës,

4 thelbinj hudhër,

Një majë luge çaji me spec djegës pluhur,

Dy feta 1 cm xhenxhefil i freskët i grirë hollë

Një lugë çaji me kripë (jo e mbushur plot)

1 lugë çaji me rigon të thatë,

2 lugë çaji me mjaltë

Gjysëm luge çaji me trumzë të thatë (nëse preferoni mund ta shtoni)

Lëngu i një gjysmë limoni

Përgatitja

Ziejini të gjithë përbërësit për 15 minuta (nga koha e nisjes së vlimit) dhe më pas kullojeni lëngun.

Lëngun e përftuar rekomandohet ta konsumoni në drekë dhe në mbrëmje kur jeni me grip apo të prekur nga ftohjet e stinës.

Nëse preferoni me këtë lëng mund të përgatisni edhe supa të lehta me perime apo mish pule./AgroWeb.org

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →