Publikohen pamjet satelitore/ Ja pasojat e sulmit shkatërrues me dronë në Rusi

publikohen pamjet satelitore ja pasojat e sulmit shkaterrues me drone ne rusi





































Pamjet satelitore kanë zbuluar rrënimin që e ka shkaktuar një sulm i madh ukrainas me dronë në një depo të rëndësishme të armëve rreth 400 kilometra në perëndimit të kryeqytetit të Rusisë, Moskë.

pamje satelitore

Fotografitë e Planet Labs, të publikuara nga ekipi hulumtues i Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë, Skemat, shfaqin tymin që mbulon pjesë të mëdha të territorit mbi qytezën Toropets në rajonin Tver, ku ndodhen dy baza ushtarake, pak orë pas sulmit të mëngjesit të 18 shtatorit.

Burime të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) thanë se sulmi “e zhduku depon nga faqja e dheut”.

Pamje të tjera të xhiruara nga kompania e teknologjisë hapësinore, Maxar, tregojnë se sulmi me mbi 100 dronë la shtëllunga tymi dhe zjarre në vendndodhjen e depos, e cila përdorej për të ruajtur raketa, bomba dhe municione të tjera.

Sensorët vërejtën aktivitet sizmik të ngjashëm me atë të një tërmeti të vogël dhe satelitet e NASA-s nxorën burime të nxehtësisë që sugjeruan se 14 kilometra katrorë territor u prekën nga zjarri.

Sulmi i mëngjesit të 18 shtatorit shkaktoi zjarr të madh si pasojë e shpërthimit të municioneve dhe e detyrojë një pjesë të banorëve vendës të largohen.

Ministriua e Shëndetësisë e Rusisë tha se 13 njerëz në Toropets, një qytezë me rreth 11.000 banorë, u spitalizuan pas sulmit.

Thuhej se lëndimet ishin “të lehta”, dhe nuk u raportua për të vdekur. Mediat ruse raportuan se numri i të plagosurve shkoi deri në 20.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke folur pas sulmit më 18 shtator, e lartësoi rezultatin “shumë të rëndësishëm” të ushtrisë ukrainase në tokën ruse, pa e përmendur rajonin Tver.

“Shumë frytdhënës dhe i shquar, por i pamjaftueshëm”, tha ai.

Derisa Kievi rrallëherë merr përgjegjësinë për sulme me dronë në Rusi, një burim i SBU-së tha për REL-in se sulmi u krye nga SUB-ja në bashkëpunim me Forcën e Inteligjencës dhe Operacioneve Speciale.

Sipas portalit të pavarur të lajmeve, Verstka, depoja kishte brenda municione në vlerë rreth 38 milionë dollarë./REL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →