Një shtetas izraelit është arrestuar me dyshimin se ishte i përfshirë në një komplot të organizuar nga Irani për të vrarë kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Lajmi u bë i ditur nga shërbimet e sigurisë izraelite.
Policia izraelite dhe inteligjenca vendase thanë se i arrestuari mori dy herë pagesa nga Irani me qëllim zbatimin e misioneve të caktuara.
Në një deklaratë të përbashkët, ata thanë se i dyshuari ishte një biznesmen i cili kishte jetuar në Turqi dhe kishte dokumente turke që e kishin ndihmuar atë të futej në Iran.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co