Kjo nuk ishte një verë e lehtë për Armando Brojën, mes dëmtimit dhe pikëpyetjeve për të ardhmen, sulmuesi kuqezi u transferua te Everton vetëm në ditën e fundit të merkatos, por për të parë Brojën në fushë tifozët duke të presin ende, fakt që e konfirmoi edhe një herë trajneri i Everton, Sean Dyche:
“Për Armandon do të duhet pak kohë. Mendoj se të gjithë janë të ndërgjegjshëm për këtë situatë”, u shpreh trajneri i Everton në konferencë për shtyp.
Broja është në garë me kohën për t’u rikthyer, ku sipas mediave pritet të jetë në dispozicion të Everton vetëm në muajin tetor.
Jo vetëm te Everton, Broja pritet me padurim edhe në radhët e përfaqësueses kuqezi, me Sylvinho-n që kryqëzon gishtat që “bomberi” i tij të jetë në dispozicion për dy takimet e muajit tetor kundër Republikës Çeke dhe Gjeorgjisë, dy ndeshje që do të luhen në transfertë më 11 dhe 14 tetor, takime këto që pritet të thonë shumë për fatin e Shqipërisë në Ligën e Kombeve.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co