Një institut amerikan ka përpiluar 14 incidente në të cilat ushtria izraelite ka sulmuar punonjësit humanitarë, pavarësisht se grupet kanë njoftuar autoritetet izraelite për vendndodhjen dhe lëvizjet e tyre dhe kanë shënuar qartë automjetet ose objektet e tyre.
Lista e përpiluar nga Instituti i Reformës së Politikave të Sigurisë, përfshin mes të tjerave:
Sulmi i Izraelit ndaj një autokolone të Mjekëve pa Kufij (MSF) që vrau dy anëtarë të stafit më 18 nëntor.
Sulmet e Izraelit në një kishë që vranë dy gra më 16 dhjetor.
Sulmi i Izraelit që vrau një vajzë pesëvjeçare në një strehë të MSF në Khan Younis më 8 janar.
Një sulm ajror izraelit që vrau një punonjës të Anera në Deir el-Balah më 9 mars.
Një sulm izraelit me dron mbi një kolonë Ëorld Central Kitchen që vrau shtatë punonjës të ndihmës më 1 prill.
Sulmi ajror i Izraelit ndaj një autokolone ndihmash Anera që vrau katër palestinezë më 29 gusht.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co