Kryeministri Edi Rama shpërndau shkrimin e medias zyrtare të panairit ndërkombëtar të turizmit “ITB-Berlin 2025”, e cila i dedikon një artikull, zbulimit të mundësive që ofron Shqipëria për zhvillimin e turizmit natyror.
Ndërkohë, Shqipëria do të jetë vendi i nderit në panairin ndërkombëtar të turizmit “ITB-Berlin 2025”.
Në këtë ngjarje prestigjioze, Shqipëria do të prezantojë peizazhet mbresëlënëse dhe mundësitë e shumta për turizëm natyror. Teksa pjesëmarrësit nga e gjithë bota, do të kenë mundësinë të eksplorojnë aktivitetet emocionuese si hiking, rafting, parashutizëm, vrojtimin e shpendëve dhe shumë të tjera.
“Media zyrtare e ITB Berlin, panairit më të rëndësishëm në botë për turizmin, ku Shqipëria do të jetë “Host Country” për edicionin e vitit 2025 zbulon mundësitë për të zhvilluar turizëm natyror nën peizazhet e mrekullueshme që nga Alpet e deri në rivierën e jugut”, tha Rama.
Kryeministri ndau foto mbresëlënëse nga bukuritë natyrore të Shqipërisë, së bashku me linkun e medias zyrtare te ITB Berlin https://www.itb.com/…/exploring-albania’s-enchanting…
Eventi ITB Berlin, është një mundësi e mirë për promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik dhe për të tërhequr vizitorë që kërkojnë aventura në natyrë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co