Rusi, protesta pas vdekjes së opozitarit Navalny, policia arreston të paktën 100 persona

rusi protesta pas vdekjes se opozitarit navalny policia arreston te pakten 100 persona
rusi protesta pas vdekjes se opozitarit navalny policia arreston te pakten 100 persona

RUSI

Policia në Rusi arrestoi të paktën 100 persona të cilët kishin dalë për të protestuar pas lajmit për vdekjen e liderit të opozitës ruse Aleksei Navalni.

Pamjet dhe fotot nga dy qytetet më të mëdha të Rusisë – Moske dhe Shën Petersburg – treguan policinë duke hequr pankartat nga protestuesit dhe duke tërhequr zvarrë të tjerët nga monumentet e improvizuara të Navalny.

Sipas Sky News, policia arrestoi edhe disa gazetarë në Moskë të cilët po filmonin protestat. Një protestuese deklaroi për Sky Neës se “Gjithçka që po ndodh gjatë këtyre viteve, në territorin e vendit tim të dashur, është një turp”.

Sipas grupit rus të të drejtave të njeriut, OVD-info, të paktën 100 persona janë arrestuar në tetë qytete, përfshirë Moskën, Shën Petersburgun dhe Krasnodarin, gjatë tubimeve për të shënuar vdekjen e Navalny.

Megjithëse policia nuk dha asnjë detaj mbi arrestimet, prokurorët kanë paralajmëruar rusët që të mos marrin pjesë në ndonjë protestë masive në Moskë.

Kjo vjen pasi disidenti i burgosur, Navalny, një kritik kryesor i presidentit Vladimir Putin, i cili kishte bërë fushatë kundër korrupsionit zyrtar dhe udhëhoqi protestat e mëdha kundër Kremlinit, u konfirmua i vdekur nga autoritetet e burgjeve në Rusi të premten, në moshën 47-vjeçare. Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se Vladimir Putin është “përgjegjës” për vdekjen e Aleksei Navalny.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →