Tashmë dy forcat politike në vend, PS dhe PD kanë prezantuar drejtuesit politik në 12 qarqet e vendit. Emrat e tyre janë bërë publik dhe përballja pritet të jetë tepër e fortë.
Ndërsa PD ka caktuar dy drejtues në të gjithë Shqipërinë, Flamur Nokën dhe Edi Palokën, PS ka forcuar kryeqytetin.
Fokusi është tek Tirana, e cila në zgjedhjet e ardhshme do të nxjerrë edhe numrin më të madh të deputetëve.
Qarkun e Tiranës, kreu i PS, Edi Rama e ka ndarë mes tre figurave të PS, Elisa Spiropalit, Erion Veliajt dhe Ogerta Manastirliut.
Më të vështirë duket se do ta ketë PD, pasi drejtuesi politik i Tiranës, Belind Këlliçi do të ketë përballë tre emrat me peshë të madhe në PS.
Në Durrës, Emirjana Sako do të përballet në një fushatë të ashpër ku do të këtë përballë Oerd Bylykbashin që do drejtojë demokratët e bregdetit.
Nga ana tjetër edhe në Elbasan beteja do të jetë e ashpër, drejtuesi politik i PD, Ervin Salianji do të përballet me rivalin e tij politik, Arbjan Mazniku.
Tiranë
PS
1-Erion Veliaj
2-Elisa Spiropali
3-Ogerta Manastirliu
PD– Belind Këlliçi
Durres
PS- Emirjana Sako
PD- Oerd Bylykbashi
Shkoder
PS-Benet Beci
PD-Luçiano Boçi
Lezhe
PS-Ulsi Manja
PD-Agron Gjekmarkaj
Kukes
PS- Pandeli Majko
PD- Flamur Hoxha
Elbasan
PS-Arbian Mazniku
PD-Ervin Salianji
Fier
PS-Belinda Ballaku
PD-Gazment Bardhi
Korçe
PS-Niko Peleshi
PD-Ivi Kaso
Berat
PS-Ervin Demo
PD-Eno Bozdo
Vlorë
PS-Bledi Çuçi
PD-Bujar Leskaj
Gjirokaster
PS-Mirela Kumbaro
PD-Tritan Shehu
Dibër
PS-Blendi Gonxhe
PD-Xhelal Mziu
Drejtuesi Politik i Diaspores
PS-Taulant Balla
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co