Kristjan Asllani zhvilloi një paraqitje dinjitoze në triumfin 1-2 që Shqipëria arriti në transfertë ndaj Ukrainës.
Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, mesfushori i cili është pjesë e Interit, në Serinë A, ndër të tjera u shpreh:
“Kjo është një fitore jashtë shtëpisë me një ekip që shumë mirë futboll. Kishim shumë pa një fitore. Jemi të lumtur e të shohim para se kemi një ndeshje të vështirë të martën.
Na ndihmon shumë kjo fitore se ishte ndeshja e parë dhe kur e nis mirë jemi një hap para. E dinim që ishte e vështirë, por provuam të bënim futbollin tonë. Mund të bënim më shumë me topin por morëm tre pikë dhe nuk ra shumë në sy.
Jemi shumë të lumtur se edhe brenda e menduam pak dhe kishim që me Çekinë që nuk fitonim, na duhej dhe jemi të lumtur.
Zënka në fund me Manajn për goditjen e dënimit? Jam shumë shok me Rein, u mërzita në fushë, por mbetet aty. U mërzita se goditja e dënimit më pëlqen shumë se jam stërvitur që i vogël. Por edhe ai ka një këmbë të mirë, reagova pak keq se u mërzita. Mungonin pak minuta, por asnjë problem me Rein, jam shumë shok. U tallëm pastaj, nuk ka problem, po tjetrën do e gjuaj unë”, u shpreh Asllani.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co