Deva Cassel pozon për Vogue Italia, shfaqet e mrekullueshme në fotot e frymëzuara nga vitet 20′

deva cassel pozon per vogue italia shfaqet e mrekullueshme ne fotot e frymezuara nga vitet 20e280b2
deva cassel pozon per vogue italia shfaqet e mrekullueshme ne fotot e frymezuara nga vitet 20e280b2

Deva Cassel, vajza 19-vjeçare e Monica Bellucci dhe Vincent Cassel, po ndjek hapat e prindërve të saj.

E reja punon si modele dhe bashkëpunon si ambasadore e Cartier dhe Dior, ndërsa është shfaqur në reklamat e Dolce & Gabbana dhe ka ecur edhe në pasarelat e shtëpive të njohura të modës.

Kassel pozoi për numrin e shtatorit të Vogue Italia, i konsideruar gjerësisht si numri më i rëndësishëm për revistat e modës. Në foto, 19-vjeçarja ka veshur një pallto leshi, një kapelë leshi, një pamje e frymëzuar nga vitet 1920. Ajo gjithashtu ka veshur një fustan të tejdukshëm dhe është shfaqur me flokë të lëshuar.

Kjo nuk është hera e parë që Cassel fotografohet për Vogue Italia, pasi edhe në korrik 2021 ajo pozoi me nënën e saj të famshme Monica Belluci.

“Ende nuk e kuptoj dot ”, ka shkruar modelja në mbishkrimin e postimit që ka bërë në Instagram.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →