Armando Broja u prezantua ditën e sotme zyrtarisht te skuadra e Evertonit. Sulmuesi shqiptar, është huazuar nga Çelsi me të drejtë blerje në fund të sezonit për 30 milionë paund.
Menjëherë pas prezantimit, Broja bëri edhe prononcimin e parë si lojtar i Evertonit. 22-vjeçari u shfaq i lumtur, teksa deklaroi se do të jap maksimumin për klubin, shokët e skuadrës dhe tifozët. Sulmuesi beson se ka aftësitë për të shënuar gola dhe shpreson te një sezon i suksesshëm.
“Unë mendoj se Everton është një ekip i fortë, një përzierje lojtarësh të rinj dhe me përvojë. Është një mjedis fantastik për mua. Ky është një klub me histori të madhe. Si lojtar, veçanërisht si lojtari i ri, je i prirur të ndihesh i kërkuar nga njerëzit dhe është mënyra se si Everton më ka bërë të ndihem që nga dita e parë. Ata më kanë dashur vërtetë dhe më kanë thënë pse, kështu që kjo të bën të ndihesh vërtet i lumtur dhe krenar.
Ndoshta fillimi i sezonit nuk ka shkuar ashtu siç dëshironim, por ne patjetër që mund ta kthejmë situatën në favorin tonë. Dua të lë përshtypje të mirë edhe te tifozët, duke shënuar gola, duke krijuar raste, me ritmin e punës time pa top, duke qenë agresiv si sulmues dhe duke ndihmuar skuadrën në çdo mënyrë të mundshme. Kur ndihesh si në shtëpi dhe ndihesh i lumtur, atëherë luan futbollin tënd më të mirë.
Dua të tregoj më të mirën time këtu, dua të shënoj sa më shumë gola. Shpresoj të kem një sezon të suksesshëm. Mendoj se jam një lojtar mjaft i shpejtë, më pëlqen të vrapoj dhe të jem agresiv. Natyrisht, më pëlqen të shënoj gola dhe më pëlqen që të ndihmoj skuadrën. Do të jap gjithçka për klubin, për tifozët dhe për shokët e skuadrës”, ishin fjalët e Armando Brojës pas prezantimit si lojtari më i ri i Everton.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co