Protestojnë serbët në Mitrovicë të Veriut, kërkojnë të kthehen në punë në komunat paralele që u mbyllën nga Kosova

protestojne serbet ne mitrovice te veriut kerkojne te kthehen ne pune ne komunat paralele qe u mbyllen nga kosova




































Rreth 300 qytetarë serbë u mblodhën para një objekti që ishte përdorur nga komuna paralele serbe në Mitrovicë të Veriut më 2 shtator, duke thënë se po përpiqen që të kthehen në punë.

protesta serbet e veriut

Personat që protestuan të hënën ishin punonjës të administratës të komunës paralele serbe në këtë komunë.

Tubimi vjen disa ditë pasi autoritetet e Kosovës mbyllën pesë institucione paralele serbe në veri të Kosovës, përfshirë komunën paralele të Mitrovicës, duke thënë se këto institucione po punonin nën udhëheqjen e Serbisë, duke e “cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”.

Aksioni i 30 gushtit, i kryer nga institucionet e Kosovës u cilësua si veprim i njëanshëm dhe i pakoordinuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe po ashtu u kundërshtua nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve lokalë në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, dhe nga zyrtarët në Serbi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →