Teuta dhe Partizani do të luajnë mbrëmjen e sotme sfidën e vlefshme për javën e 3-të të Superiores. Para kësaj sfide foli drejtori sportiv i të kuqve, Arbër Abilaliaj.
“Në dy vitet e fundit e kemi parë trajnerin e ri se si ka stërvitur dhe ka shkuar me ndeshjet në rajon dhe jo vetëm. Ishin profilet më të mira që kemi ndjekur dhe prandaj ishte kjo zgjedhje.
Trajneri ka qenë goxha i përgatitur dhe e ka idenë se si luajnë lojtarët. Pjesën më të madhe sigurisht që ne kemi qenë pranë për ta asistuar. E kemi suportuar për çdo gjë që ka pasur nevojë. Shpresoj që të ketë fat për ta nisur mbarë me sfidën e sotme. Sot është një ndeshje që kërkon dyluftime në mesin e fushës dhe është Ismaili. Preka ka pasur shqetësime të vogla, por është rikthyer Sembene.
Në momentin që u prezantua trajneri i ri e kisha një moment çlirimi, pasi puna e trajnerit është një punë stresuese. Duke pasur një trajner me këtë karrierë që ka pasur Aleksandri është një çlirim, pasi është përgjegjësi e madhe për të drejtuar një ekip si Partizani. Me ardhjen e një trajneri me eksperiencë ka qenë lehtësim i madh.
Merkato e Partizanit? Nuk ka mbaruar ende merkato e Partizanit. Jemi ende në bisedime me dy profile që na interesojnë”, tha Abilaliaj.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co