Liridon Latifi është transferuar te Shkëndija. Klubi ka zyrtarizuar afrimin më të ri, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Latifi është aktivizuar së fundmi te Tirana, skuadër me të cilën realizoi 7 gola. Në Shkodër, me Vllazninë, ai luajti 2 sezone.
“Me qenë pjesë e Shkëndijës është nder, sepse vetëm nga ngjyrat kuqezi të fanellës është një gjë shumë e rëndësishme për ne si shqiptarë. Si klub ka një traditë shumëvjeçare që ka bërë në Kupat e Evropës dhe në kampionatin maqedonas” – tha Latifi.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co