ITALI – Një person u arrestua në Romë, pasi u kap gjatë një tentative grabitje në një shtëpi ku jetonin dy të moshuar. Autori i moshës 38-vjeçare kishte depërtuar në lagjen Prati të kryeqytetit italian dhe ishte futur në apartamentin e të moshuarve nga ballkoni.
Një libër me raftin e shtëpisë e ka shpërqendruar atë. 38-vjeçari kishte marrë librin “Iliada e Homerit” dhe ka nisur ta shfletojë. Pronari 71-vjeçar e ka ndjerë zhurmën dhe është zgjuar nga gjumi, duke u përballur me grabitësin i cili sipas tij “ishte i zhytur në libër”.
Libri ishte një punim i Giovanni Nucci autori i “Zotave në gjashtë orë” i cili analizon Iliadën nga këndvështrimi i perëndive. Ngjarja tërhoqi vëmendjen e Nuccit i cili tha për mediat lokale se donte t’i dërgonte hajdutit të arrestuar në flagrancë një kopje për të “mbaruar” leximin.
“Është fantastike. Do të doja të gjeja personin e kapur në flagrancë dhe t’i jepja librin, sepse është kapur në gjysmë të rrugës duke e lexuar. Uroj që ai të mund ta përfundojë atë. Është një histori surreale, plot njerëzim”, tha për Il Messaggero, Nucci.
Pasi u zu në befasi, hajduti më pas tentoi të arratisej duke u larguar nga i njëjti ballkon, por u kap pak më vonë. Ai i tha policisë se shkoi në ndërtesë për të vizituar një të njohur, ndërsa kishte një çantë me veshje të shtrenjta që ishin vjedhur nga një shtëpi tjetër më herët atë mbrëmje.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co