Shorti i Champions-it, trajneri Inzagi: Duhet të jemi sërish protagonistë

shorti i champions it trajneri inzagi duhet te jemi serish protagoniste





































Trajneri i Interit, Simone Inzagi, ka folur për kanalin zyrtar të klubit pas shortit të Champions-it, ku mësoi kundërshtarët e tij.

inzagi

“Champions-i është një kompeticion prestigjioz, ku ne duam të vazhdojmë të jemi protagonistë. Kemi një kalendar shumë të ngjeshur dhe me impenjime, por ashtu si në të shkuarën jemi gati për t’u përballur me këto skuadra të mëdha”, ishte fillimisht deklarata e trajnerit italian. Ai më tej, shton një detaj të rëndësishëm.

“Të luftojmë në fushat e vështira, në vitet e fundit na ka dhënë më shumë vetëbesim dhe forcë. Ne kemi disa ndeshje të bukura me skuadra të vështira dhe kompetitive në Europë, por e di që djemtë e mi do të japin gjithçka për të pasur një rrugëtim të bukur dhe jam shumë optimist për këtë”, shtoi kampioni i Italisë.

Inzagi në fakt nuk ka dalë në konferencë përpara mediave në prag të sfidës me Atalantën, por ka preferuar të flasë në “Inter TV” ndoshta për të shmangur disa pyetje që gazetarët do të ishin kuriozë t’i dinin nëse do të luajë Taremi apo Lautaro dhe çfarë po ndodh me Palacios. Ndoshta pas ndeshjes do të ketë mundësi të flasë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →