Dhjetëra të dyshuar janë arrestuar në operacionet “Gürz-10” kundër organizatës terroriste DEASH në 23 provinca të Türkiyes, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e tij në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ministri turk i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya, tha se brenda 5 ditëve u kryen operacionet “Gürz-10” në 23 provinca, përfshirë në Ankara dhe Istanbul.
Ai konfirmoi se 119 të dyshuar u kapën në operacionet e kryera nga drejtoritë e policisë të provincave nën koordinimin e Departamentit të Inteligjencës dhe të Antiterrorizmit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë.
“Dëshiroj që kombi ynë i dashur ta dijë se ne do të luftojmë pa hezitim, me lutjet dhe mbështetjen tuaj, derisa të neutralizohet terroristi i fundit”, tha Yerlikaya.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co