Nga mbrojtja tek stabiliteti rajonal, zbardhet takimi i ministrit Pirro Vengu me kryeministrin Albin Kurti: Ndërveprimin me aleatët për konsolidim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës

nga mbrojtja tek stabiliteti rajonal zbardhet takimi i ministrit pirro vengu me kryeministrin albin kurti nderveprimin me aleatet per konsolidim te subjektivitetit nderkombetar te kosoves





































Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu është pritur në një takim në Prishtinë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

pirro vengu albin kurti

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministri Vengu thotë se kanë diskutuar për “ato urat që lidhin dy vendet”.

Po ashtu sipas ministrit, ata kanë vendosur theksin në “forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes, stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin e domosdoshëm me aleatët tanë për një konsolidim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”.

Postimi i plotë

Sot në Kosovë për të folur për ato ura që na lidhin, e të tjera që duhet të shtojmë në rrugëtimin tonë të përbashkët.

Në takimin tejet të hapur e miqësor me Kryeministrin Albin Kurti vendosëm theksin në forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes, stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin e domosdoshëm me aleatët tanë për një konsolidim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Investimet e përbashkëta në mjete dhe kapital njerëzor, janë një kontribut në sigurinë kolektive

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →