Gashi: S’kam menduar ndonjëherë hakmarrjen shqiptarëve që punuan për UDB, edhe pse s’u penduan kurrë

gashi skam menduar ndonjehere hakmarrjen shqiptareve qe punuan per udb edhe pse su penduan kurre
gashi skam menduar ndonjehere hakmarrjen shqiptareve qe punuan per udb edhe pse su penduan kurre

Ish i burgosuri politik Ramadan Gashi, ka rrëfyer për torturat që i ka përjetuar si pasojë e organizimit të protestave të marsit 1981. Ai e ka përmendur Asllan Sllamnikun si një nga UDB-ashët shqiptarë i cili sipas tij ishte më brutali ndaj tij.

Gashi tha se asnjëherë nuk ka parë ndonjë shenjë pendese te asnjë nga pjesëtarët e UDB-së.

“Nuk kam parë. Aty është që u mundova me i nda në tri grupe. Pendesë nuk kam pa. Kam pa nashta qat ndjenjën që e ka vërejt brenda se nuk është mirë, por… E kam vërejt një që s’po ia di emrin që më than po më dukesh si djali im. Kisha përshtypje se ishte njeri i mirë, por pendesë s’kam pa”, u shpreh ai, në “Debat Plus” të RTV Dukagjini.

Përkundër kësaj, Gashi tregoi se asnjëherë nuk ka tentuar të hakmerret.

“Janë disa që vetëm kanë hy dhe janë mbet në të. Kanë mëndu se duhet me ruajt Jugosllavinë, për privilegje të tyre ndoshta, por edhe kanë mendu ashtu. Nëse e kanë pas vetëm për privilegje, turp ju qoftë. Nëse ka mëndu ndokush që është mirë me kry detyrën, ndoshta është ndjenjë më e lehtë. Është e pashjegueshme me torturu një djalë të ri. Isha 23 vjeç. I kemi pas shumicën 18 vjeç. Edhe ndaj tyre me ushtru dhunë s’di”, tha ai. /Dukagjini/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →