Ançeloti u përgjigjet akuzave të Barcelonës: Të gjithë e dimë se çfarë kanë bërë ata në 23 vitet e fundit, të presim hetimet

anceloti u pergjigjet akuzave te barcelones te gjithe e dime se cfare kane bere ata ne 23 vitet e fundit te presim hetimet

Real Madrid do të vizitojë Las Palmasin të shtunën në orën 16:15 në ndeshjen e xhiros së 22-të të La Ligës spanjolle. Në konferencën për shtyp trajneri i Realit, Karlo Ançeloti, përveç kundërshtarit të radhës, preku edhe rivalin më të madh, Barcelonën. Më saktësisht, Ançelotti i është përgjigjur thirrjes që trajneri i Barçës, Kasbi Hernandez, i drejtoi Realit.

Kritikat nga Barcelona erdhën pasi klubi madrilen përmbysi një disavantazh prej dy golash kundër Almerias të dielën e kaluar, takim të cilin në fund e fitua në shifrat 3-2 në Bernabeu. Pas ndeshjes u përfol shumë për arbitrimin dhe të njëjtën e komentoi edhe trajneri i Barcelonës. “Të gjithë e patë se çfarë ndodhi, do të jetë e vështirë të fitosh këtë ligë”, tha Ksavi në atë kohë.

“Javën e fundit është thënë shumë. Unë mendoj njësoj si më parë, se nuk më pëlqen të futem në gjëra të tilla. Nuk duhet ta largojmë vëmendjen nga çështja kryesore. Të gjithë e dinë se çfarë ka ndodhur në 23 vitet e fundit në futbollin spanjoll. Liga nuk është e manipuluar, futbolli spanjoll kishte probleme. Tani prokuroria kundër korrupsionit dhe policia po hetojnë dhe nuk ka zgjidhje tjetër veçse të presim,” tha Ançeloti.

/PANORAMASPORT.AL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →