Dean Liços i është dashur pak kohë që të bëhet protagonist i mirëfilltë me skuadrën e Igdir në kategorinë e dytë në Turqi, ku është transferuar gjatë merkatos së verës. Ish-kapiteni i Skënderbeut, ka shënuar sot golat e tij të parë në kampionatin turk, që në javën e dytë të tij.,
Ekipi i tij sot përballej me një ekip i cili në vitet e kaluara ka bërë emër në elitë, Adanaspor, teksa shihet si një prej pretendentëve për ngjitjen përsëri në Superligë. Në minutën e 23-të, Liço tregoi se sa vlen duke kaluar në avantazh ekipin e tij me një aksion të rrufeshëm.
SHIH VIDEON
Ai e festoi këtë gol duke treguar stemën në fanellë për tifozët e kësaj skuadre e cila është ngjitur nga kategoria e tretë, por kërkon që menjëherë të ketë një rol protagonisti në këtë kampionat.
Por spektakli i Liços nuk përfundoi këtu. Pasi dha asistin për golin e rezultatit të përkohshëm 3-0 për skuadrën e tij, ai shënoi vetë edhe golin e 4-1 me një gjuajtje të shkëlqyer nga jashtë zonës.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co