Relaks në pishinë, muzikë, zhytje dhe lojëra në ujë për kryeministren Giorgia Meloni, e cila po kalon pushimet verore në një fermë në zemër të luginës së Itrias në Pulia.
Më saktësisht në fermën Beneficio, në fshatin Ceglie Messapica, ku qëndron që prej mbrëmjes së së dielës, 11 gusht, së bashku me vajzën e saj Ginevra, ish-partnerin Andrea Giambruno, motrën Arianna dhe bashkëshortin e kësaj të fundit, ministrin e Bujqësisë, Francesco Lollobrigida.
Vajza e saj Ginevra, në shoqërinë e vajzave të tjera, argëtohet me disa lodra në ujë, të blera nga një shitës lokal.
Ndërkohë në Ceglie Messapica pritet dalja e parë publike e kryeministres edhe pse për momentin duket se Meloni dëshiron vetëm të shijojë pak qetësi. Në resort ka forca sigurie që kanë rrethuar hapësirën rreth fermës.
Banorët e zonës shpresojnë ta shohin herët a vonë Kryeministren të shfaqet në rrugicat e qendrës historike.
“Çdo ditë shohim makina që vijnë e shkojnë”, thotë një grua që ka një rezidencë fshati disa qindra metra larg vendit ku kryeministrja ka vendosur të kalojë pushimet verore.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co