Raketa dhe sisteme për goditjen e mjeteve të blinduara, SHBA njofton një ndihmë të re ushtarake prej 125 milionë dollarësh për Ukrainën

raketa dhe sisteme per goditjen e mjeteve te blinduara shba njofton nje ndihme te re ushtarake prej 125 milione dollaresh per ukrainen





































Shtetet e Bashkuara njoftuan të premten se do t’i dërgojnë Ukrainës një ndihmë të re ushtarake me vlerë 125 milionë dollarë, që përfshin raketa dhe sisteme për goditjen e mjeteve të blinduara. Njoftimi u bë pas një sulmi të fundit të Rusisë që la pas dhjetëra viktima në Ukrainë.

aaaaa

Ky është kësti i dhjetë i ndihmës që do t’i dërgohet Ukrainës që kur Presidenti Joe Biden firmosi në muajin prill ligjin e miratuar nga Kongresi mbi ndihmat për Ukrainën. Shtetet e Bashkuara kanë miratuar dërgimin e 175 miliardë dollarëve për Ukrainën që kur Rusia ndërmorri sulmin ndaj këtij vendi në shkurt të vitit 2022, sipas Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë, një qendër kërkimi mbi politikat e jashtme me seli në Nju Jork.

Njoftimi mbi ndihmën e re ushtarake u bë disa orë pasi një raketë ruse goditi një dyqan ushqimor në qytetin e Kostiantynivkas, në Ukrainë, duke vrarë të paktën 14 persona dhe duke plagosur 44 të tjerë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shkroi në platformën e mediave sociale X se “Rusia do të mbajë përgjegjësi për këtë sulm terrorist”. Rusia ende nuk ka komentuar mbi sulmin.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar të cilët mund të jenë bllokuar nën rrënoja pas sulmit, sipas Presidentit Zelenskyy. U njoftua për dëmë në dyqane, postën e qytetit dhe dëmtim të automjeteve.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken lëshoi një deklaratë në të cilën shpjegohej përmbajtja dhe qëllimi i ndihmës së re ushtarake.

“Ajo përfshin interceptorë të mbrojtjes ajrore, municione për sistemet raketore dhe artileri, radarë dhe armatime anti-tank që do ta ndihmojnë Ukrainën të mbrojë trupat, popullin dhe qytetet e saj nga sulmet ruse dhe do të forcojë aftësitë ushtarake në vijat e frontit”, thuhej në deklaratë.

Në deklatatë rikonfirmohej mbëshetja e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën dhe thuhej se “Shtetet e Bashkuara do ta dërgojnë këtë paketë të re ndihme sa më parë të jetë e mundur me qëllim forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, territorit dhe popullit të saj”.

Në një postim në rrjetin social X, Presidenti Zelenskyy falenderoi homologun Joe Biden dhe Shtetet e Bashkuara për ndihmën.

“Është kritike që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të ndërmarrin hapa të fortë dhe të tregojnë udheheqje në mbrojtje të lirisë së Ukrainës dhe qëndrueshmërisë në Evropë”, shkroi ai. “E vlerësojmë përkrahjen e Shteteve të Bashkuara që prej ditës së parë të sulmit në shkallë të gjerë nga Rusia, ndihmë që ka bërë të mundur që së bashku të shpëtojmë shumë jetë”, tha ai.

Rusia tha se po përballet me një sulm përgjatë kufirit me Ukrainën dhe të premten shpalli gjendje emergjence “në nivel federal” në rajonin e saj Kursk. Forcat ukrainase dhe ruse kanë luftuar në këtë zonë për të katërtën ditë me radhë, sipas ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.

Rusia e cilësoi atë si një nga inkursionet më të gjera nga forcat ukrainase që nga nisja e luftës, që filloi 2 vjet e gjysmë më parë pas agresionit nga Moska.

Në të njëjtën kohë, agjencia e lajmeve Reuters raportoi se pjesëtarë të forcave ushtarake të Rusisë ishin në Iran për t’u stërvitur për përdorimin e sistemit të raketave balistike me rreze të gjatë veprimi Fath-360. Burime nga shërbimet e evropiane të zbulimit njoftuan se prisnin që Irani të furnizonte me armatime Rusinë.

Zdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë Johni Kirby tha se Shtetet e Bashkuara dhe aletatët e saj “janë të përgatitur për t’u përgjigjur menjëherë nëse Irani hedh hapa për dërgesa të tilla, që do të shënonin një përshkallëzim dramatik të mbështetjes së Iranit për agresionin e Rusisë kundër Ukrainës”.

Përmes një deklarate ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se trupat e saj kishin penguar përparimin e forcave ukrainase më në thellësi të rajonit Kursk në jugperëndim të Rusisë.

Po ashtu, thuhej se ushtria po sulmonte luftëtarët ukrainas që po përpiqeshin të përparonin nga rajoni Sumy i Ukrainës.

Uashingtoni dha miratimin e tij për operacionin ukrainas. Inkursioni në rajonin e Kurskut “është në përputhje me politikën tonë”, tha zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh, ndërsa informoi gazetarët të enjten.

Disa informacione për këtë lajmë u morën nga agjencitë The Associated Press dhe Reuters. /VOA

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →