“Toyota Yaris”/ SPAK dërgon letërporosi në Belgjikë dhe Francë, ja çfarë kërkon Prokuroria e Posaçme

toyota yaris spak dergon leterporosi ne belgjike dhe france ja cfare kerkon prokuroria e posacme
toyota yaris spak dergon leterporosi ne belgjike dhe france ja cfare kerkon prokuroria e posacme

SPAK i kërkon Belgjikës dhe Francës që të identifikohen kodet e Sky Eç për çështjen e “Toyota Yaris” ku u gjetën 3.4 milion euro përmes një letër porosie.

Në vijimin e hetimeve pas arrestimit të ish-kreut të prokurorisë së Vlorës, SPAK kërkon të dhëna për kodet e tjera të SKY Ecc.

Ka dyshime për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të sistemit të drejtësisë si të implikuar.

Më 31 korrik, GJKKO la në fuqi masën arrest në burg për kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka. Sipas SPAK, bëhet fjalë për ndikime tek funksionarë të drejtësisë për të lehtësuar dosjen “Toyota Yaris”, që nga një hetim për grup kriminal dhe pastrim parash prej 3.4 milionë euro u mbyll me një të dënuar, për mosdeklarim të të ardhurave në kufi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →