Emri/ I vodhi byzylykun e floririt një të riu nën kërcënimin e thikës, pranga 18-vjeçarit në Sarandë

emri i vodhi byzylykun e floririt nje te riu nen kercenimin e thikes pranga 18 vjecarit ne sarande

Një 18-vjeçar u arrestua pasditen e sotme në Sarandë pasi i vodhi byzylykun një rë riu nën kërcënimin e thikës. Policia bën me dije se në pranga shtetasi Arjan Skura, banues në Sarandë.

Njoftimi i policisë:

I mori byzylykun e floririt, një shtetasi, duke e kanosur atë me mjet prerës (thikë), falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Komisariatit të Policisë Sarandë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti prerës (thikë), Arjan Skura.

[embedded content]

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 3, Sarandë, një shtetas i kishte marrë byzylykun e floririt, një 19-vjeçari, duke e kanosur me thikë, dhe më pas ishte larguar, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit A. S., 18 vjeç, banues në Sarandë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti prerës thikë dhe 1 aparat celular.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit A. S., për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →