Presidenti amerikan Joe Biden ka folur pas finalizimit të marrëveshjes për shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë, duke theksuar se amerikanët e liruar janë në rrugën drejt SHBA-ve.
Sipas tij kjo marrëveshje ishte një “veprim i diplomacisë dhe miqësisë”.
Ai u shpreh se 16 të burgosurit e liruar nga Rusia përfshijnë katër amerikanë, pesë gjermanë dhe shtatë shtetas rusë që ishin të burgosur politikë.
Biden shpjegoi rolin kyç të luajtur nga aleatët e Amerikës në shkëmbimin e sotëm të të burgosurve.
Aleatët e SHBA-së qëndruan me ne, tha Biden, duke marrë vendime të guximshme dhe duke ofruar mbështetje logjistike.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co