Milan mbyll marrëveshjen për Pavloviç, hidhet në “sulm” për Emerson Royal dhe Fofana

milan mbyll marreveshjen per pavlovic hidhet ne sulm per emerson royal dhe fofana
milan mbyll marreveshjen per pavlovic hidhet ne sulm per emerson royal dhe fofana

Milan ndez “motorët” në merkato. Sipas asaj që raportojnë mediat në Apenine, ekipi kuqezi ka mbyllur marrëveshjen me austriakët e Salzburg, për të sjellë në Milano, qendërmbrojtësin Pavloviç. Flitet se klubet e kanë mbyllur marrëveshjen mbi bazën e 18 milionë eurove dhe në orët në vijim mbrojtësi serb pritet të zbarkojë në Milano. Por nuk përfundon me kaq, pas dëmtimit të Florenzit, Milan kërkon të sjellë një tjetër mbrojtës.

Emerson Royal i Totenham është futbollisti i përzgjedhur nga “rossonerët”.Anësori brazilian ka arritur marrëveshjen me milanezët, ndaj tani pritet të gjendet formula e përshtatshme mes dy klubeve për ta sjellë atë në Milano.

Gjithashtu sipas “Sky Spor”, Milani ka bërë ofertën e parë zyrtare për Youssouf Fofana, mesfushor në pronësi të Monacos dhe i kombëtares franceze.
Janë 17 milionë euro që kuqezinjtë kanë hedhur në tavolinë, falë vullnetit të lojtarit, që synon të mbërrijë në Itali për të veshur fanellën e “Djallit”. Në orët e fundit janë bashkuar edhe klube të tjera angleze, por nuk luajnë në Europë.

Megjithatë, Monaco kërkon 35 milionë, një kërkesë shumë e lartë për dikë që ka hyrë së fundmi në vitin e fundit të kontratës. Priten kontakte të tjera dhe me gjasë edhe propozime të reja zyrtare, pasi hendeku aktualisht është gjithsesi i madh.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →