“Dua një fitore të madhe në 2025″/ Rama shpalos objektivat për mandatin e 4: Do kemi 20 mln turistë, përfundon Korridori Blu dhe 8, aeroporti i Vlorës e Porti i Durrësit…

dua nje fitore te madhe ne 2025e280b3 rama shpalos objektivat per mandatin e 4 do kemi 20 mln turiste perfundon korridori blu dhe 8 aeroporti i vlores e porti i durresit
dua nje fitore te madhe ne 2025e280b3 rama shpalos objektivat per mandatin e 4 do kemi 20 mln turiste perfundon korridori blu dhe 8 aeroporti i vlores e porti i durresit

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nga punimet e Kongresit të PS se vitin e ardhshëm pret një fitore të madhe politike në zgjedhjet parlamentare dhe jo thjesht numerike. Opozitën, Rama tha se nuk e sheh askund, duke e anashkaluar si rivale për t’i marrë pushtetin. Kreu i qeverisë shpalosi objektivat nga 20 mln turistë, korridoret rrugore, pista e Formula 1 në Elbasan, aeroporti i Vlorës dhe porti i ri tregtar i Durrësit.

Një tjetër objektiv, tha Rama, është mbajtja e punimeve të samitit të NATO-s në Shqipëri në vitin 2027, kandidaturë e cila siç tha kryeministri është dorëzuar në selinë e Aleancës.

“Nuk dua një fitore aritmetike. Ata që kemi përballë, në realitet ku janë? Thelbi është një fitore politikisht e madhe në raport me veten. Dua që PS kur të dalë në sheshin e betejës elektorale vitine ardhshëm të jetë pasqyra ku shqiptarët të shikojnë veten, shpresën, ambicien, fuqinë e madhe që ne duhet të mobilizojmë për ta ngjkitur Shqipërinë në atë majkën e bukur të 2030.

Në mandatin e 4 do përfundojmë ato që kemi nisur, korridorin blu nga muriqani e deri në Kakavijë. Korridorin 8 që po merr formë në zonën Elbasan-Pogradec, e me radhë kantieret e nisura e ato që presin, do të duhet të rrimë deri nesër. Do ta bëjmë brenda mandatit të 4 edhe pistën e garave të Formula 1 në Elbasan. Do ta fusim Shqipërinë në klubin prestigjioz të shteteve ku zhvillohet Formula 1 me 1 miliard shikues të dielën. Do të hapim mandatin e 4 edhe aeroportin ndërkombëtar të Vlorës. Do ua sjellim vlonjatëve turistët edhe me avion që tua vendosin çmimin e taksisë nga aeroporti në Vlorë më shumë se çmimin e biletës nga Londra-Vlorë. Vlonjatët, s’ke ça iu bën, ne shkojmë përpara ata shkojnë edhe më përpara, e kur ngelin thonë: “ore ku vatët?”. Do hapim portin e ri tregtar dhe ushtarak të Durrësit ndërtimi i të cilit nis këtë mandat, gara shpallet këto ditë, kantieri do të hapet këtë mandat, do ta çojmë në 20 mln numrin e turistëve të huaj. Do ta bëjmë Shqipërinë eksportuese neto të energjisë, duke i dhënë sigurinë e plotë energjetike si një vend që s’ka nevojë të shtrijë dorën për të blerë energji.

Qershia mbi tortë në mandatin e 4 duam që të kemi në Tiranë Samitin e NATO-s. Kemi vënë kandidaturën për vitin 2027, nuk do iu ndahemi, do iu qepemi që t’i bindim se s’ka më mirë se Shqipëria. Nuk do t’i çojmë në Vlorë, s’po i bëj antireklamë Vlorës se gatuajnë shumë mirë por më kanë mërzitur shumë me ato çmime”, tha kryeministri.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →