Kryeministri hungarez Viktor Orban ka thënë të shtunën se udhëheqja e Rusisë është “hiper racionale” dhe se Ukraina nuk do të ishte kurrë në gjendje të përmbushte shpresat për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian ose NATO-s.
Orban, një nacionalist në pushtet që nga viti 2010, i bëri komentet gjatë një fjalimi në të cilin ai parashikoi zhvendosje të fuqisë globale nga perëndimi që e quajti “irracional”, drejt Azisë dhe Rusisë, raporton Reuters.
Kryeministri hungarez ka theksuar se në dekadat e ardhshme, Azia do të jetë qendra dominuese e botës, dhe ka përmendur Kinën, Indinë, Pakistanin dhe Indonezinë si fuqi të mëdha globale.
Orban, vendi i të cilit aktualisht mban presidencën e BE-së, mban lidhje më të ngushta me Pekinin dhe Moskën. Javë më parë, ai zemëroi disa liderë të BE-së kur shkoi në vizita të papritura në Kiev, Moskë dhe Pekin për bisedime mbi luftën në Ukrainë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co