Vëllai i Selam Hykës, 41-vjeçarit i cili u arrestua si i dyshuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë 16-vjeçare në fshatin Leminot në Maliq, ka deklaruar se policia duhet ta arrestojë vajzën.
Në prononcimin e tij për gazetarët, ai nuk e mohon që i vëllai të ketë kryer marrëdhënie seksuale me 16-vjeçaren, por kërkoi dhe arrestimin e të miturës.
Sipas tij vajza i shkruante gjithë fshatit, ku i ofronte marrëdhënie seksuale kundrejt një pagesë prej 30 mijë lekësh.
“Vëllai u arrestua para dy ditësh. Janë dy budallaçka nga Leminoti, erdhën na takuan, më shante, o budalla. I kërkova ta mbyllini gojën e të largoheshin. Policinë e ka lajmëruar një djalë. Kushedi ndonjë dashnor i saj. Erdhi policia. Nuk e di a ka bërë vëllai marrëdhënie seksuale me vajzën, por kjo vajza i shkruan gjithë fshatit. Bën foto dhe u thotë “Hajdeni për 30 mijë lek”, u thotë djemve dhe i gënjen. Erdhi policia, e morën vëllain. Nuk kam folur me vëllain. Nuk e di a ka kryer a jo. Ajo është budallaçkë, ajo thotë do t’iu arrestojë të gjithë. Mos i lini rrugëve, futeni në punë. Mos më sillni probleme. Kërkoj drejtësi. Nesër del dikush tjetër dhe më fut mua. Ta futin dhe vajzën në burg. Ka e per budallenj burg. Nuk e di çfarë mund të ketë bërë vëllai, unë edhe djalin nuk e kontrolloj dot. Por ta marrin vajzën e ta arrestojnë. Ajo del e akuzon edhe mua nesër, ajo me ofendonte edhe mua”, tha ai.
LEXO EDHE:
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co