“U kthye dy muaj më parë nga Gjermania”/ Masakra e Memaliajt, daja i Marsel Çelës: Erdhi të takonte prindërit! Herën e fundit që folëm më tha…

u kthye dy muaj me pare nga gjermania masakra e memaliajt daja i marsel celes erdhi te takonte prinderit heren e fundit qe folem me tha
u kthye dy muaj me pare nga gjermania masakra e memaliajt daja i marsel celes erdhi te takonte prinderit heren e fundit qe folem me tha

Tre të vrarë dhe një i plagosur është bilanci i një atentati të ndodhur mbrëmjen e 20 korrikut 2024 që tronditi qytetin e Memaliajt. Ngjarja është shënuar rreth orës 23:20 në një lokal në lagjen nr.3, para godinës së Bashkisë Memaliaj.

Shënjestër e atentatit ka qenë Shyqyri Kalemi, babai i Andrea Kalemit, i cili nuk i mbijetoi dot 6 plumbave të kallashit që iu derdhën në turp. Po ashtu, kanë humbur jetën kamerieri 36-vjeçar, Gledio Muka dhe klienti 47-vjeçar, Marsel Çela, dy viktima të pafajshme të cilët kanë qenë në lokal në momentin e ngjarjes.

I plagosur ka mbetur edhe Artur Kalemi, xhaxhai i Andrea Kalemit. Ai ka qenë i ulur në një tavolinë jashtë bashkë me të vëllanë Shyqyri (Shyqo) Kalemi, kur ndaj tyre është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Artur Kalemi, 57 vjeç, ndodhet në reanimacion në Spitalin e Gjirokastrës dhe ka marrë dy plagë, një në kofshë dhe një në kraharor

Xhaxhai i Marsel Çelës, në emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti, ka folur në lidhje me ngjarjen.

Ai deklaroi se ishte vetëm 200 metra larg vendit të krimit, ndërkohë që as nuk e dinte se nipi i tij ishte në Memaliaj, pasi kishte ardhur në fundjavë për të takuar prindërit.

“Marselin e dija që ishte në Vlorë. Vetëm dy muaj më parë erdhi nga Gjermania. Në fundjavë iki dy ditë në Memaliaj që të kalonte kohë më prindërit e ti takonte.
Në orën 11 kishte dalë për kafe. Në orën 11:30 ndodhi ngjarja.
Isha 200 metra larg vendngjarjes, nuk e dija as që kishte ardhur në Memaliaj nipi. Biseda ime e fundit ishte në datën 14 korrik. Ishim në Vlorë dhe më tha nëse do të dilnim për kafe”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →