Çmimet e energjisë elektrike dyfishohen në dy javët e fundit (VIDEO)

cmimet e energjise elektrike dyfishohen ne dy javet e fundit video
cmimet e energjise elektrike dyfishohen ne dy javet e fundit video

Çmimet e energjisë elektrike janë dyfishuar në dy javët e fundit teksa i nxehti afrikan që ka pushtuar Europën ka rritur në mënyrë dramatike kërkesën.

Në bursën hungareze, çmimi i energjisë në një pikë të caktuar arriti gati 1 mijë euro për megavat, por rritje u shënua edhe në bursat e tjera të Europës Juglindore duke përfshirë Bullgarinë, Kroacinë, Serbinë dhe Rumaninë.

Kjo rritje e ndjeshme e çmimeve të energjisë ka prekur edhe Shqipërinë. Të dhënat zyrtare nga Bursa Shqiptare e Energjisë tregojnë se në fillim të korrik energjia u tregtua mesatarisht me 97 euro për mega në tregun vendas. Por ditët e fundit çmimi mesatar i energjisë së tregtuar në ALPEX ka arritur në gati 190 euro.

Ndërkohë, korporata publike e prodhimit të energjisë ka rinisur importet masive të energjisë për të menaxhar rezervën hidrike në kushtet e thatësirës dhe kërkesës rekord për energji. KESH mbylli këtë të premte blerjen 49 mijë mega vat orëve energji, sasi e cila do të dorëzohet në periudhën nga datat 20 deri në 28 korrik.

[embedded content]

Sipas treguesve të publikuar, çmimi mesatar i blerjes së kësaj energjie rezultoi 139 euro për Mega Vat për një faturë totale prej gati 7 milionë eurosh.

Aktualisht rezerva energjetike në Kaskadën e Drinit është 1078 gigawat. Kjo shifër është gati 9 për qind më e lartë se mesatarja shumëvjeçare për të njëjtën pikë të vitit. Por krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rezerva energjetike aktualisht është 17 për qind më e ulët.

Për shkak të konsumit rekord të energjisë, rezerva energjetike e vendit po ulet me shpejtësi gjatë javëve të fundit. Zgjatja e temperaturave rekord mund të detyrojë KESH të blejë edhe më shumë energji nga jashtë gjatë muajit të ardhshëm, me çmimet që duket se do të qëndrojnë lart.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →