Rusia nisi sulmin e saj të pestë me dron kundër Kievit në dy javë, me sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës duke shkatërruar dronët përpara se të arrinin në kryeqytetin ukrainas, tha sot ushtria ukrainase.
Nuk ka raportime për viktima apo dëme, tha përmes Telegram Serhii Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit.
“Këto sulme sistematike … me dronë dëshmojnë edhe një herë se agresori po kërkon një mundësi për të goditur Kievin,” tha Popko. “Ata po provojnë taktika të reja, po kërkojnë rrugë të reja afrimi me kryeqytetin, duke u përpjekur të ekspozojnë vendndodhjen e mbrojtjes sonë ajrore”.
Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan përmes Telegramit se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore shkatërruan 35 nga 39 dronë dhe dy raketa lundrimi të lëshuara nga Rusia gjatë natës. Sulmi, sipas Forcave Ajrore, kishte në shënjestër 10 rajone të Ukrainës.
Nuk ishte menjëherë e qartë se sa drone u hodhën kundër Kievit. Rusia lëshoi tre raketa balistike Iskander, thanë Forcat Ajrore të Ukrainës, pa specifikuar se çfarë ndodhi me to.
Komanda ushtarake në rajonin Sumy, në pjesën verilindore të Ukrainës në kufi me Rusinë, tha përmes Telegramit se një raketë ruse shkatërroi infrastrukturën kritike në Oblastin Shostkinsky. Ai nuk dha detaje mbi llojin e infrastrukturës së prekur.
Nuk ka pasur asnjë koment të menjëhershëm nga Rusia për sulmet.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co