Ministri i Brendshëm, Taulant Balla gjatë fjalës së tij para Komisionit të Sigurisë hodhi edhe idenë e policimit vullnetar. Sipas tij, policët e dalë në pension të kontribuojnë në shkollat e lagjes në mëngjes, pushimin e drekës dhe kur famijët të largohen.
I vetëdijshëm për vështirësinë, ministri tha se nuk e kanë futur në ligj, sepse ende nuk janë të përgatitur pasi nuk nuk e dinë sa të gatshëm mund të jenë.
“Unë mendoj që vullnetarizimi nuk duhet parë si herezi apo si mbetje e regjimit të kaluar, por si një qasje, përgjegjësi dhe në fakt Kuvendi ka dhënë një shembull në vullnetarizimin e gjakut. Mendoj se ka ardhur koha për vullnetarizimin edhe në këto aspekte.
Na duhet të qartësojmë këtë element të policimit vullnetar, por nuk do isha dakord ta bënim në ligj sepse nuk e dimë sa të gatshëm janë profesionistët dhe njerëzit që të bëhen pjesë e kësaj.
Por për ish punonjësit e policisë, kryesisht për ata të dalë në pension ky mund të ishte një hap i parë. Pra kur një polic mbush moshën dhe del në pension të kishte prezencë tek shkolla e lagjes së vet në mëngjes kur vijnë fëmijët, gjatë pushimit të drekës dhe gjatë momentit të largimit. Madje të bëhej edhe pjesë. Ne na kanë dhënë një rezultat të shkëlqyer oficeri i sigurisë në shkollë. E pranoj që ende nuk i kemi mundësitë financiare që të kemi oficerë sigurie në të gjitha shkollat”, tha nder te tjera ministri.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co