FBI ka dhënë detaje të reja në lidhje me atentatin ndaj kandidatit republikan për president amerikan, Donald Trump.
Byroja Kombëtare e Hetimit Amerikan ka thënë se ende nuk e di arsyen se përse Thomas Mattheu Coroks mund ta ketë tentuar ta vrasë ish-presidentin.
FBI tha se po punon më tepër për të zbardhur më shumë, për faktin se cilat kanë qenë lëvizjet e fundit të Crooks, përpara se të bënte atentatin.
“Ndërsa hetimet e deritanishme tregojnë se sulmuesi ka vepruar i vetëm, FBI-ja vazhdon të kryejë aktivitet logjik hetimor për të përcaktuar nëse ka pasur ndonjë bashkëpunëtor të lidhur me këtë sulm”, thuhet në deklaratë.
Crooks nuk kishte asnjë precedent penal në të shkuarën dhe arma që përdori në sulm ishte blerë në mënyrë të ligjshme. FBI tha se sidoqoftë nuk ka shqetësime për sigurinë publike.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co