U qëllua me armë zjarri në makinë, shënjestra nuk rezulton të ketë probleme. Reagon policia e Shkodrës

u qellua me arme zjarri ne makine shenjestra nuk rezulton te kete probleme reagon policia e shkodres
u qellua me arme zjarri ne makine shenjestra nuk rezulton te kete probleme reagon policia e shkodres

Pas të shtënave me armë zjarri në drejtim të një automjeti në Shkodër ku mbeti i plagosur, paraprakisht dyshohet se shënjestra, Selami Brahimi nuk rezulton të jetë person me probleme ligjore.

Nga të shtënat me armë zjarri, automjeti ka pësuar dëmtime të shumta në pjesën e pasme. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe vetë kreu i policisë së Shkodrës.

Ndërkaq, ka reaguar edhe policia. “Rreth orës 17:55, në  lagjen “ 10 Korriku”, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri makina  e shtetasit  S. B.,(e cila ka qenë e ndaluar). 

Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën pronari i mjetit shtetasi S. B. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin  e rrethanave të ngjarjes. Po këqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, sqaron policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →