Janë të paktën 19 viktima – 15 policë dhe 4 civilë – nga sulmi i njëkohshëm i kryer kundër një sinagoge në qytetin Derbent dhe kundër policisë në Makhachkala, kryeqyteti i Dagestanit në Kaukaz (Rusi).
Një grup njerëzish të armatosur hapën zjarr mbi një sinagogë, një kishë dhe, menjëherë më pas, mbi policinë. Pas sulmit terroristët i vunë zjarrin dy objekteve të adhurimit. Sergei Melikov, guvernatori i rajonit të Dagestanit, foli në Telegram për një “ditë tragjike për Dagestanin dhe për të gjithë vendin”.
Në një video të publikuar në Telegram duken tre burra të veshur me të zeza, duke vënë në shënjestër me automatikë, ndërsa në një tjetër një sulmues bërtet “Allahu Akbar” teksa inkuadron një sinagogë të djegur.
The latest on the Dagestan attacks:
– The counterterrorism operation is over, with 6 gunmen killed.
– At least 8 officers, a priest & a civilian were killed.
– “We know who is behind these terrorist attacks,” Dagestan’s leader said, referencing the war.https://t.co/X6V1lZdNqh— The Moscow Times (@MoscowTimes) June 24, 2024
Kush janë përgjegjës?
Sulmuesit hapën zjarr në Kishën e Ndërmjetësimit të Virgjëreshës së Bekuar dhe në sinagogën e Derbentit, qyteti më i vjetër dhe më jugor në Rusi, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe shtëpia e një komuniteti të lashtë hebre. Ata therën priftin ortodoks 66-vjeçar, At Nikolai Kotelnikov.
Kush i kreu sulmet? Nuk kishte pretendime. Disa zyrtarë rusë kanë fajësuar Ukrainën dhe NATO-n. Sipas analistëve në ISW, Instituti për Studimin e Luftës, ka të ngjarë që sulmi të jetë kryer nga milicia e Shtetit Islamik (ISIS). ISW përmend tensionet në rritje midis Moskës dhe pakicave myslimane në Kaukaz, të cilat po rrisin rekrutimin nga grupet ekstremiste.
Dagestani është një rajon rus me shumicë myslimane, i vendosur në jug të federatës dhe kufizohet me Çeçeninë, por edhe me Gjeorgjinë dhe Azerbajxhanin. Në vitet 2000, ishte skena e një kryengritjeje islamike që buronte nga Çeçenia fqinje, me forcat ruse të sigurisë që shtypnin ekstremistët në rajon. Sulmet janë bërë më të rralla vitet e fundit dhe në vitin 2017 Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha se kishte mposhtur kryengritjen në rajon.
Sulm i dyfishtë në Dagestan, reagimi i Rusisë
Reagimi rus nuk vonoi. Forcat e Armatosura njoftuan se kishin përfunduar një operacion anti-terrorist në Dagestan, duke vrarë disa persona. “Pas neutralizimit të kërcënimeve për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, u vendos që të përmbyllet operacioni antiterror në Dagestan”, tha Komiteti Kombëtar i Antiterrorizmit në një deklaratë, sipas agjencive ruse të lajmeve.
Për më tepër, “gjashtë burra të armatosur u vranë – shtoi guvernatori, duke shpjeguar se hetimet e mëtejshme do të kryhen derisa të identifikohen të gjithë anëtarët e celulave të fjetura”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co