Zbardhet takimi kokë më kokë i Bajram Begajt me Albin Kurtin! Presidenti: Shqipëri-Kosovë, një simbiozë që do të vazhdojë të ekzistojë

zbardhet takimi koke me koke i bajram begajt me albin kurtin presidenti shqiperi kosove nje simbioze qe do te vazhdoje te ekzistoje

































Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi në Prishtinë një takim kokë më kokë me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe më pas takimin dypalësh me praninë e delegacioneve përkatëse.

begaj kurti

Kreu i Shtetit konfirmoi qëndrimin e Shqipërisë krah Kosovës, duke theksuar faktin se çdo sukses i Kosovës, është sukses i shqiptarisë.

“Nuk ka rrugë tjetër. Shqipëri-Kosovë është një simbiozë që do të vazhdojë të ekzistojë”, – u shpreh Presidenti Begaj, bashkë me urimin që ditët e mira për shqiptarët të vazhdojnë të jenë të tilla, që të dyja vendet të kenë ardhmëri më  të mirë.

“Kemi mundësi të përparojmë dhe të jemi faktor i rëndësishëm për stabilitetin, paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit” -u shpreh Presidenti Begaj, duke theksuar se për Shqipërinë mbrojtja dhe promovimi i Kosovës është  në çdo agjendë ndërkombëtare. “Funksionet publike janë të përkohshme, kombi është i përjetshëm”- vlerësoi Presidenti i Republikës”

Presidenti Begaj e cilësoi 12 qershorin e vitit 1999 si ditën që solli lirinë mbi vuajtjet, mbi persekucionin, mbi spastrimin etnik, mbi gjenocidin dhe kjo liri, – u shpreh ai, – është e të gjithë atyre atdhetarëve që dhanë jetën, sakrifikuan dhe kontribuuan për Kosovën.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës rikonfirmoi qëndrimin e tij për anëtarësimin e Kosovës në NATO, dhe për këtë angazhim, si dhe për lobimin në procesin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës, mori falënderime dhe mirënjohjen nga Kryeministri Albin Kurti.

Gjatë këtij takimi, Presidenti i Shqipërisë, në vijimësi të iniciativave, të cilave u është përkushtuar, propozoi që edhe Kosova të shpallë festë kombëtare 22 nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Për këtë kërkesë ai gjeti aprovimin e Kryeministrit Kurti.

Gjatë bisedës u trajtuan edhe çështje të shkëmbimeve kulturore dhe arsimore, ku një rëndësi e veçantë iu kushtua bashkëpunimit për lehtësimin e studimor të njohjes së historisë sonë nëpërmjet organizimit të shkëmbimeve mes shkollave.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →