Trajneri i kombëtare, Sylvinho ka shpallur listën e Kombëtares për Europianin, që mbahet në Gjermani.
Në fjalën e tij para gazetarëve, tekniku kuqezi u shpreh se ‘nuk kemi kohë për eksperimente’, ndërsa shtoi se ‘dera është e hapur në të ardhmen për secilin nga lojtarët’.
“Duhet të them që është një krenari që jam trajneri i kombëtares shqiptare që do të shkojë në Euro 2024. Sa më përket mua dhe stafit, do të dëshiroja të falënderoja të gjithë ata që deri këtu kanë bërë një rrugëtim me të gjithë ne. Respekti im për të gjithë ata. Zgjedhja jonë është bazuar në shumë studim, analizë, karakteristikë, individuale dhe kolektive të çdo lojtari dhe çdo skenari që do të ndeshim në kompeticion. Është përgjegjësi e trajnerit të zgjedhë lojtarët dhe për fat të keq nuk mund të marr të gjithë. Jam munduar të bëj më të mirën, i kam kushtuar të gjithë sforcot për më të mirën e skuadrës. Luajmë për 3 milion shqiptarë që luajnë këtu dhe më shumë se 10 milionë në të gjithë botën.
Sigurisht puna me një kombëtare është ndryshe nga klubet, patëm 2 miqësore në mars që u dhamë mundësinë disa lojtarëve që nuk iu dhamë më përpara ti provonim. Në miqësore bëmë disa testime dhe provuam disa lojtarë që donim të provonim.
Dera është e hapur në çdo moment, mund të jesh në formë dhe merr ftesën. Nuk kemi shumë kohë për të bërë eksperimente. E theksoi edhen njëherë që finalet e Europianit janë komplet diçka tjetër ndryshe nga kualifikueset që ke 10 muaj kohë që të luash, por çdo lojtar është në 100%.
Zgjedhja ime është e vështirë por dua t’i falënderoi të gjithë lojtarëve, nuk mundem që të ftoj më shumë lojtarë. Jam i bindur që grupi i lojtarëve është i qetë, kam qenë vetë futbollist dhe e di se çfarë do të thotë të rrish në stol ose në tribunë, nuk të vjen mirë por duhet të pajtohen me vendimet e trajnerit.
Unë preferoj gjithmonë që të flas për lojtarët që janë këtu. Nuk ka qenë një zgjedhje e lehtë për mua dhe të gjithë trajnerë, sot kam dëgjuar grumbullimin e Spanjës, të gjithë ishin në vështirësi, edhe ata që kanë 35-40. Nuk është e thjeshtë, unë preferoj të flas gjithmonë për lojatarë që janë mirë. Abrashi është një lojtar që ka bërë Euro 2016. I vetmi mesfushor që ka bërë Europiani, na ka sjelle eksperiencë, shpirtin dhe grintën që ka kjo skuadër. Berisha është një vit që e ndjekim, prej kohësh, sepse sipas nesh përgjigjet. Si Mitaj që vjen një moment, është një punë që është gati dhe duhet të ketë këtë eksperiencë. Abrashi do i japë shumë eksperiencë këtij lojtari.
Unë dëshiroja të merrja 35. Është e vërtetë që ka lojtarë që e meritojnë të jenë këtu, por nuk mund të marr. UEFA thotë 26. Disa e meritojnë, por kështu është jeta, nuk është e lehtë. Ne i kemi studiuar lojtarët në nivel individual, karakteristikat, kundërshtarin, skenarët, nuk është e thjeshtë. Pastaj në bazë të të gjithave zgjodhëm këto, por sigurisht që kemi deri në 10 lojtarë më shumë të gatshëm për të hyrë në ekip, por bëmë këtë zgjedhje. Kemi 15 ditë stërvitje, me 7 duhet të bëjmë listën përfundimtare. Më vjen keq për lojtarët, jemi në vështirësi, rregulli është 26. Për fat të keq është kështu dhe ne kemi besim te këta 27 që janë këtu.”
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co