Sulmet izraelite vrasin 45 palestinezë, reagon OKB: Gaza, ferr në tokë! Ka raporte për viktima masive

sulmet izraelite vrasin 45 palestineze reagon okb gaza ferr ne toke ka raporte per viktima masive































Të paktën 45 palestinezë janë vrarë në sulmin izraelit në një kamp në qytetin jugor të Rafah, ka thënë ministria e shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi.

lcimg-ae6988fc-61f2-42c9-9edd-c80e08b64dfb

Shifra përfshin të paktën 23 gra, fëmijë dhe të moshuar.

Ministria ka thënë gjithashtu se numri i përgjithshëm i njerëzve që janë konfirmuar të vdekur nga ofensiva ushtarake e Izraelit është rritur në të paktën 36,050, me 81,026 të plagosur.

Për sulmet ka reaguar dhe agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA

“Informacionet që vijnë nga Rafah për sulme të mëtejshme ndaj familjeve që kërkojnë strehim janë të tmerrshme. Ka raporte për viktima masive, duke përfshirë fëmijë dhe gra në mesin e të vrarëve. Gaza është ferr në tokë. Imazhet nga mbrëmja e kaluar janë një tjetër dëshmi për këtë.”

Ushtria izraelite tha se forcat e saj ajrore goditën një kompleks të Hamasit në Rafah dhe se incidenti ishte nën shqyrtim.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →