Maluma dhe partnerja e tij Susana Gomez, i uruan mirëseardhjen vajzës së tyre në mars të këtij viti, ndërsa së fundmi kanë publikuar fotot e shumëpritura të tre.
Ylli kolumbian së bashku me Gomez dhe foshnjën, kanë ndarë në Instagram momentet e tyre familjare nëpërmjet disa fotove të shkrepura në plazh.
Të veshur me rroba banje dhe duke shijuar një ditë në plazhin Turks and Caicos, ata kanë pozuar me vajzën e tyre në mes dhe duke i dhënë asaj puthje.
“I rienegjizuar ♥️.. Tani në pune! Shihemi nesër në Montreal dhe të dielën në Çikago ”, ka shkruar këngëtari krahas fotove.
Kujtojmë se Maluma ka njoftuar ardhjen e vajzës së tij përmes një postimi në Instagram. Pak ditë pasi u bë baba, kolumbiani ngarkoi foto bardh e zi nga dita e lindjes së Gomez dhe shkroi: “9 Mars në orën 8:23, lindi dashuria e jetës sonë, Paris London Gomez. Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe urimet tuaja për ditëlindje. Susanna… Dashuri: Faleminderit që realizove ëndrrën time më të madhe për t’u bërë baba, nuk do ta harroj kurrë këtë moment. Të dua”.
Këngëtari në foto shihet duke mbajtur në krahë vajzën e tij dhe duke i dhënë një puthje partneres së tij në spital, ndërsa ajo mban edhe foshnjën e tyre në gjoks pas lindjes.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co