Pas kthimit nga Greqia, ku vizitoi fabrikën e prodhimit të birrës Vergina, zoti Irfan Hysenbelliu zhvilloi një takim në Korçë me stafin e Fabrikës së Birrës Korça, të cilët sapo kanë prodhuar një birrë të re, që pritet të hidhet në treg shumë shpejt.
Në një drekë në ambientet e restorantit të Fabrikës së Birrës, investitori dhe prodhuesit testuan shijen e birrës më të re, që i shtohet Birrës së Zezë dhe Bionde, të cilat tashmë kanë pushtuar jo vetëm tregun shqiptar ku janë më të pëlqyerat, por preferohen shumë edhe nga turistët e huaj, të cilët i kanë provuar dhe kërkojnë me emër në çdo lokal, birrën tradicionale “Korça”.
Shumë shpejt, pas 20 qershorit në tregun shqiptar do jetë e pranishme Birra Gold, birrë artizanale e prodhuar me teknologjinë e trashëguar të birrës “Korça” nga viti 1928, e prodhuar për herë të parë në Fabrikën e Korçës dhe që ka marrë disa çmime ndërkombëtare për shijen e saj autentike dhe shumë të veçantë.
Një shije e tillë i ka munguar tregut dhe të gjithë ata që e kanë shijuar, kanë ngelur shumë të kënaqur. Të gjithë janë të sigurt për suksesin që do ketë kjo birrë e re.
Le t’i urojme suksese Birrës Gold!
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co