Santiana flet për largimin e Bucit nga shtëpia e BBVK: Për mua ka qenë fitorja më e madhe

santiana flet per largimin e bucit nga shtepia e bbvk per mua ka qene fitorja me e madhe
santiana flet per largimin e bucit nga shtepia e bbvk per mua ka qene fitorja me e madhe

Santiana dhe Buci kanë qenë dy nga banorët protagonistë të edicionit të dytë të BBVK. Raporti i tyre u komentua dhe kritikua shumë jashtë. Mirëpo pas tre muajsh në lojë, erdhi një moment që miqësia shumë e ngushtë, u kthye në një armiqësi mes të dyve.

E pyetur tani që të dy janë eliminuar nga gara se si u ndje Santiana kur Buci la shtëpinë para saj, ajo është përgjigjur:

“Nuk e kam pritur largimin, por në atë moment ka qenë momenti që jam gëzuar më shumë sesa gjithë rrugëtimi im në ‘BB’. Sepse shpëtova! Dhe e pashë që njeriu i drejtë nuk humbet kurrë! Dhe e kuptova që po më donin njerëzit, po donin Santianën siç është, siç e kanë parë. Nuk kam dashur asnjëherë të dukem si viktimë. Kam dashur të luftoj deri në fund dhe jo të viktimizohem, por atë natë kur kam ndejtur akoma në shtëpi, për mua ka qenë fitorja më e madhe!”

Me sa duket, Santiana vazhdon të mbajë po të njëjtin qëndrim dhe të mos e ruajë miqësinë me Bucin jashtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →