Legjenda e Gjermanisë nis karrierën e politikanit, bëhet pjesë e partisë së Erdoganit

legjenda e gjermanise nis karrieren e politikanit behet pjese e partise se erdoganit
legjenda e gjermanise nis karrieren e politikanit behet pjese e partise se erdoganit

Ish-ylli i Arsenalit, Mesut Ozil, ka bërë një ndryshim shokues në karrierë pas tërheqjes nga futbolli. Ish-fantazisti i Gjermanisë ka hyrë në botën e politikës.



Ai është bërë anëtar i këshillit qendror të Partisë në pushtet në Turqi AK, në një takim kongresi në Ankara. Mesfushori legjendar ishte një nga 39 të emëruarit e rinj në një organ kyç vendimmarrës të quajtur Bordi Qendror i Vendimeve dhe Ekzekutivit (MKYK).

Ozil, i cili e mbylli karrierën e tij në klub në vitin 2023 me Bashakshehirin, ka qenë një mbështetës i gjatë i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan. Në vitin 2019, Erdogan ishte shoqëruesi i dhëndrit në ceremoninë e dasmës së futbollistit me Amine Gulse, ish-Miss Turqia.

Një foto e vitit 2018 e Ozil dhe yllit të tij gjerman Ilkai Gyndoan së bashku me Erdogan shkaktoi një reagim politik në Gjermani, duke sjellë më pas tërheqjen e Ozilit nga kombëtarja.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →